Bota

Sekuestrohet dhe një makinë që dyshohet se përdorën autorët, detajet e reja për vrasjen e Liridonës

Policia sqaron se për krimin është konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një makinë, që dyshohet se janë përdorur për vrasjen.

2 Dhjetor 2023, 09:05 Nga A.B
Sekuestrohet dhe një makinë që dyshohet se përdorën
Cifti Murseli

KOSOVË- Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit, tri ditë më parë, e cila dyshohet se është ekzekutuar nga një vrasës me pagesë, krim që ishte porositur bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Në raportin policor 24-orësh, Policia sqaron se për krimin është konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një makinë, që dyshohet se janë përdorur për vrasjen.

Tre të arrestuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rr. Dalip Alshiqi, Prishtinë 29.11.2023 – 20:18. Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” –thuhet në raport.

Si ndodhi ngjarja? 

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren, Liridona Murseli duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik. Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i grabitën.

Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip 'BMW' me targa të huaja./Dosja.al

vritet liridona murseli

Sondazh

Poll