Bota

Dyshohet se ndihmoi Naim Murselin të vriste gruan/ Vëllai i policit të arrestuar e mohon: Atë natë ka qenë në shtëpi

Ai ka deklaruar se është i shokuar me këto zhvillime dhe se vëllai i tij është i pafajshëm.

2 Dhjetor 2023, 08:33 Nga A.B
Dyshohet se ndihmoi Naim Murselin të vriste gruan/ Vëllai i policit
Kushtrim Kokalla & Naim Murseli

KOSOVË- Kanon Kokolla, vëllai i pjesëtarit të FSK-së, Kushtrim Kokolla që u arrestua si i dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt Murselit ka reaguar në lidhje me dyshimet për përfshirjen e tij në ngjarje. 

Madje, sipas tij, i dyshuari ka qenë në shtëpi atë natë. “Jemi të shokuar! Por një gjë ta garantoj, se vëllai im në natën kritike ka qenë në shtëpi. Tjetër gjë nuk di”.

Ndërkohë, arrestimin e pjesëtarit të FSK-së e ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes. “Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K. Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi. Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës. Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!” –thuhet në komunikatë.

naim murseli vritet liridona murseli

Sondazh

Poll