Sport

VIDEO/ Federico Gatti, goli që i dha fitoren Juventusit dhe kreun e Serisë A, në... 90’+4!

'Vecchia signora' duhej të djersiste shumë për të arritur, qoftë edhe provizorisht, vendin e parë në Serie A.

2 Dhjetor 2023, 07:46 Nga DOSJA
VIDEO/ Federico Gatti, goli që i dha fitoren Juventusit dhe kreun e

ITALI - Juventusi hapi xhiron e 14-të të Serisë A me fitore (1-2 ) në Monza. Skuadra e Massimiliano Allegrit kaloi herët në epërsi (12') falë golit të Rabiot, por drama u ruajt për në fund. Monza më në fund arriti barazimin në 90’+1, falë golit të 18-vjeçarit Valentín Carboni, i cili i bëri tifozët vendës të çmenden. 

Megjithatë, ndeshja nuk kishte përfunduar ende dhe Juventus arriti të fitojë në kohën shtesë, falë një gjuajtje të mirë të Federico Gatti në 90’+4.

Me këtë fitore, Juventusi u ngjit provizorisht në vendin e parë të Serisë A, duke pasur tashmë 33 pikë, një më shumë se Interi që luan këtë të dielë në orën 20:45 në shtëpinë e Napolit. Monza mbetet, për momentin, në vendin e 9-të me 18 pikë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll