Bota

Vrasja e Liridonës/ Familja Ademaj i jep familjes Murseli dy ditë besë, prindërit e Naimit largohen nga Kosova

Prindërit e Naim Murselit kanë vendosur të kthehen në Suedi.

2 Dhjetor 2023, 07:33 Nga A.B
Vrasja e Liridonës/ Familja Ademaj i jep familjes Murseli dy ditë
Cifti Murseli

KOSOVË- Detajet e para të natës tragjike të 29 nëntorit ku mbeti e vrarë 33-vjeçarja, Liridona Ademaj Murseli morën kthesë ditën e djeshme kur Policia e Kosovës arrestoi burrin e saj Naim Murselin, Granit Plavën e Kushtrim Kollakën si të dyshuar për vrasjen e saj në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Pak orë para se të arrestohej, Naim Murseli mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Liridonës, ceremoni kjo që u krye në fshatin e tij. Ndërsa, vetëm pak orë pas arrestimit të të njëjtit, familjarët e tij raportuan se kanë anuluar të pamen. Prindërit e Naim Murselit kanë vendosur të kthehen në Suedi. Gazeta Sinjali raporton se familja Ademaj, familjes Murseli i ka dhënë dy ditë besë.

Vrasja e Liridonës/ Familja Ademaj i jep familjes Murseli dy ditë

Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra, duke shtuar se të dyshuarit janë duke u intervistuar në stacionin policor, derisa ndaj të njëjtëve do të ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore.

Si ndodhi ngjarja? 

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren, Liridona Murseli duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik. Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i grabitën.

Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip 'BMW' me targa të huaja./Dosja.al

vritet liridona murseli

Sondazh

Poll