Aktualitet

Droga vinte nga Ekuadori/ Kapen 3 ton kokainë në Spanjë, 11 persona në pranga, mes tyre edhe shqiptarë

Agjentët e Udyco-s kërkuan bashkëpunimin e zjarrfikësve për nxjerrjen e paketave me kokainë nga kabina ku ishin fshehur brenda kontejnerit. Sipas burimeve ligjore, 11 personat e arrestuar janë me kombësi shqiptare, kolumbiane dhe spanjolle.

1 Dhjetor 2023, 21:34 Nga r.ll
Droga vinte nga Ekuadori/ Kapen 3 ton kokainë në Spanjë, 11
foto nga operacioni ne spanje

SPANJË- Një operacion i Policisë Kombëtare të Spanjës ka çuar në sekuestrimin e më shumë se 3000 kilogramëve kokainë në Xirivellë të Valencias dhe në arrestimin e 11 anëtarëve të dyshuar të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, i përbërë nga kriminelë shqiptarë, kolumbianë dhe spanjollë.

Operacioni antidrogë u zhvillua rreth orës 13:45 ditës së djeshme pas një hetimi të zgjatur. Hetuesit ndoqën një kamion që transportonte një kontenier, me pako kokaine të kamufluara në një ngarkesë sheqeri, në një magazinë në zonën industriale të Xirivellës, shkruajnë mediat vendase.

Pasi kanë rrethuar automjetin dhe kanë vëzhguar të dyshuarit, një grup agjentësh antidrogë kanë surprizuar trafikantët teksa po nxirrnin drogën që anëtarët e tjerë të bandës kishin fshehur në një kontejner nga Ekuadori. Pasi hynë në anije, kriminelët shkarkojnë thasët me sheqer dhe me një radial prenë një mur metalik të kontejnerit dhe në këtë mënyrë arritën të hynin në kabinën ku fshihej kokaina.

Tre nga personat u arrestuan brenda restorantit Asador Artesano. Njëri prej tyre u ngjit me vrap në katin e dytë të skarës dhe u fsheh në tualet, ku më pas u arrestua nga policia.

Operacioni antidrogë dhe britmat e policisë bënë zhurmë në kompleksin industrial. Ishin momente tensioni dhe nervozizmi që u panë nga klientët dhe punëtorët e lokalit.

“Policia veproi shumë shpejt. Pesë ose gjashtë oficerë të veshur me jelek antiplumb hynë dhe u hodhën mbi dy nga burrat që ishin në tarracë. Një tjetër që ishte në tavolinë u ngjit me vrap shkallët për në katin e dytë, por pak pasi e zbritën me duar në pranga”, tha një klient i restoranti, dëshmitar i arrestimeve.

“Esplanada u mbush me polici brenda pak minutash. Disa i kishin fytyrat e mbuluara me kapuç dhe kjo është arsyeja pse ne besuam se ishte një operacion anti-terrorist. Ne ishim pa dyshime kur hapën derën e kontejnerit dhe pamë se po lëviznin çanta me mall”, shtoi punonjësi i njësisë industriale.

Agjentët e Udyco-s kërkuan bashkëpunimin e zjarrfikësve për nxjerrjen e paketave me kokainë nga kabina ku ishin fshehur brenda kontejnerit. Sipas burimeve ligjore, 11 personat e arrestuar janë me kombësi shqiptare, kolumbiane dhe spanjolle.

Ngarkesa e drogës mbërriti në portin e Valencias në dy kontejnerë nga Guayaquil (Ekuador). Pas zbulimit të paketave të kokainës, agjentët e Udyco-s kryen një operacion vëzhgimi për të arrestuar marrësit e mallit.

kapen 3 ton kokaine ne spanje

Sondazh

Poll