Aktualitet

Dënohet 16.5 vite burg shqiptari që shtypi studenten greke në Selanik

Ankimi i të pandehurit është vendosur që të mos ketë efekt pezullues në ekzekutimin e dënimit dhe kështu ai kthehet në burg.

1 Dhjetor 2023, 15:02 Nga h.k
Dënohet 16.5 vite burg shqiptari që shtypi studenten greke në
Foto ilustruese

GREQI-Gjykata e Apelit Penal e Selenaliku ka dënuar 27-vjeçarin shqiptar 16 vjet e 6 muaj burg 27-vjeçar i akuzuar vdekjen e studentes greke Ema dhe braktisjen e saj nga vendi aksidentit. Më herët gjykata hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes për ndryshimin e akuzës në vrasje.

Ankimi i të pandehurit është vendosur që të mos ketë efekt pezullues në ekzekutimin e dënimit dhe kështu ai kthehet në burg.

“Sot Emmanuela u shfajësua”, theksoi Kelly Kampaki, duke shtuar se “vrasësi ynë do të bëjë 16.5 vjet burg. Drejtësia bëri atë që duhej të bënte”.-tha nëna e saj për mediat

Nëna e Emës tha për deklarimin e të pandehurit se “ishte një gënjeshtër". Ai tha prapë se fëmija u hodh, nuk po vraponte. Pas pak do të na kërkojë t'i rregullojmë makinën që i kemi dëmtuar dhe do të na dërgojë faturën”, përfundoi me ironi mamaja e së ndjerës. 

Ema studentja greke 21-vjeçare mbeti e vdekur në vend si pasojë e përplasjes shkaktuar nga një aksident një vit më parë në Selanik. Drejtuesi i automjetit ishte një 27-vjeçar shqiptar i cili u largua menjëherë nga vendngjajra dhe e la studente të vdekur në rrugë. 

shqiptari vret studenten greke

Sondazh

Poll