Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në Greqi, dyshohet se urdhri erdhi nga burgu, 56-vjeçari eksponent i 'fortë' i trafikut të drogës

 Sipas burimeve policore greke, viktima e sulmit mafioz ishte, një “lojtar i fortë” i trafikut të drogës dhe kishte krijuar rivalitete gjatë kohës që ishte vetë i burgosur.

1 Dhjetor 2023, 17:36 Nga I.A
Vrasja e shqiptarit në Greqi, dyshohet se urdhri erdhi nga burgu,
Vendi i ngjarjes

GREQI- Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i 56-vjeçarit shqiptar në Greqi mbrëmjen e djeshme. Enikos shkruan se dyshohet se porositësi për vrasjen e Thimi Priftit ndodhet në burg. 

 Sipas burimeve policore greke, viktima e sulmit mafioz ishte, një “lojtar i fortë” i trafikut të drogës dhe kishte krijuar rivalitete gjatë kohës që ishte vetë i burgosur. Ai ishte arrestuar disa herë në të kaluarën për trafik droge dhe produktet e duhanit. Hera e fundit që 60-vjeçari u arrestua në vitin 2023 dhe u lirua me kusht.

Si ndodhi vrasja në Paleo Faliro

60-vjeçari sapo kishte mbërritur jashtë shtëpisë së tij në rrugën Atlantos në Paleo Faliro. Ai ka zbritur nga biçikleta dhe më pas, i është afruar një burrë me maskë, i cili e ka qëlluar tre herë me pistoletë 9-mm. Megjithatë, ishte vetëm një plumb që e goditi në gjoks dhe përfundimisht i shkaktoi vdekjen. 56-vjeçari u dërgua me urgjencë në Evangelismos, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai iu dorëzua plagëve të marra.

thimi prifti

Sondazh

Poll