Aktualitet

Masakra e Lushnjes/ GJKKO cakton avokatët Elvis Gorishtin dhe Artan Simonin për Laert Haxhinë

Po ashtu Hysi në seancën e 17 nëntorit kërkoi që gjykata të pranonte kërkesën e tij për heqjen dorë nga përfaqësimi i Laert Haxhiut.

1 Dhjetor 2023, 15:12 Nga I.A

 

Masakra e Lushnjes/ GJKKO cakton avokatët Elvis Gorishtin dhe Artan Simonin
Laert Haxhiu

 

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur ditën e sotme përjashtimin e avokatit të Laert Haxhiut, Detar Hysi. Mësohet se fillimisht kanë qenë familjarët që kanë kërkuar që Haxhiu të mos përfaqësohej nga Hysi. Po ashtu Hysi në seancën e 17 nëntorit kërkoi që gjykata të pranonte kërkesën e tij për heqjen dorë nga përfaqësimi i Laert Haxhiut.

Ndwrkohw qw sot GJKKO ka caktuar dy avokatw tw tjerw pwr mbrojtjen e Haxhiut, Elvis Gorishti dhe Artan Simoni. Avokatet e caktuar nga gjykata kërkuan kohë për tu njohur me aktet e dosjes. Gjykata u beri me dije se kjo është hera e fundit që atyre ju jepet koha për të njohur aktet e dosjes.

Gjykata e Apelit të Janinës ka dhënë dritën jeshile për ekstradimin e të shumëkërkuarit Laert Haxhia, duke rrezuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës se Parë, që kishte refuzuar ekstradimin e Haxhiut. Laert Haxhiu kërkohet nga drejtësia shqiptare për disa ngjarje të rënda kriminale. Ai është dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Lushnjës, për plagosjen e Sajmo Xhelilit dhe Xhulio Shkurtit, ky i fundit nipi i Aldo Bares.

laert haxhiu detar hysi

Sondazh

Poll