Aktualitet

Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Beqaj ka firmosur përpara oficerëve të BKH në orën e drekës  prezencën e tij në territor.

1 Dhjetor 2023, 15:32 Nga h.k

Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

TIRANË- Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë është paraqitur pasditen e sotme në SPAK për të zbatuar masën "Detyrim Paraqitje. Beqaj ka firmosur përpara oficerëve të BKH sipas masës së caktuar nga gjykata. Ndaj Beqajt janë caktuar masat e sigurisë "Detyrim paraqitje" dhe "Ndalim i daljes jashtë shtetit."

SPAK e akuzon Beqaj për shpërdorim detyre për koncesionin e sterilizimit, ndaj Prokuroria e Posaçme zyrtarizoi hetimin për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, lidhur me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncesionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarëshe, e cila u firmos në dhjetor 2015 dhe ende vijon. Sipas hetimeve të zhvilluara deri në këtë fazë, ish-ministri akuzohet për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike.

ilir beqaj ne spak

Sondazh

Poll