Sport

Ish-kryeministri i Malit të Zi, shqiptari Abazoviç, i ftuari special i Partizanit të Beogradit, shprehet i mallëngjyer nga serbët! -VIDEO

“Është nder të jem mysafir i KK Partizan! Faleminderit drejtuesve të klubit dhe tifozëve për pritjen e ngrohtë. Kjo është më shumë se basketboll dhe sport ”, ka shkruar i entuziazmuar Abazovic.

1 Dhjetor 2023, 19:13 Nga DOSJA
Ish-kryeministri i Malit të Zi, shqiptari Abazoviç, i ftuari special

SERBI - Ish-kryeministri i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç, ka ndjekur drejtpërdrejt spektaklin e Euroligës në “Arena” të Beogradit mes Partizanit dhe Panathinaikos.

Bardhezinjtë serb, pas një kthese të madhe dhe shtesë, mposhtën Panathinaikos në Arenën e mbushur plot me rezultat 92:87 në ndeshjen e xhiros së 11-të të Euroligës.

Në mesin e shumë të famshmëve që e ndoqën drejtpërdrejt këtë spektakël basketbolli, ishte edhe kryeministri i fundit i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili u largua plot mbresa nga salla.

Pas ndeshjes, Dritani ka shpërndarë një video nga Arena në llogarinë e tij në “Twitter” dhe ka falenderuar Partizanin dhe Grobarin për eksperiencën e paharrueshme.

“Është nder të jem mysafir i KK Partizan! Faleminderit drejtuesve të klubit dhe tifozëve për pritjen e ngrohtë. Kjo është më shumë se basketboll dhe sport ”, ka shkruar i entuziazmuar Abazovic.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll