Sport

Nëna e Sergio Agueros në lot, pas lajmeve të rreme për aksidentin me motor uji të ish-yllit të Man City! - VIDEO

Aguero ka publikuar një video pasi raportimet qarkulluan në internet se ai u dërgua me urgjencë në spital pas një aksidenti në një jet ski gjatë një pushimi në Karaibe.

1 Dhjetor 2023, 17:51 Nga DOSJA

Nëna e Sergio Agueros në lot, pas lajmeve të rreme për

SHBA - Ish-ylli i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka siguruar tifozët se është mirë pas raportimeve se ai ishte shtruar në spital në Miami pas një aksidenti me jet ski në Kubë.

Sulmuesi 35-vjeçar i cili është tërhequr tan inga futbolli, pranoi se mamaja e tij e kishte telefonuar duke qarë, së bashku me djalin e shqetësuar Benji, 14 vjeç, pasi lajmi për 'përplasjen' e tij u publikua në internet. Ai këmbënguli gjatë natës në një video që mendohet se është filmuar nga shtëpia e tij në Florida: “Përshëndetje, të gjithëve. Shpresoj që të gjithë të jeni mirë.

“Ju e dini pse po e regjistroj këtë video. Nuk e di kush e shpiku faktin që unë kisha një aksident me jet ski. Kam pasur njerëz, familjarë, djalin tim, që më pyesin nëse jam mirë, mamaja ime qan, kështu që nuk di çfarë të them me të vërtetë, kush e shpiku këtë, por ja ku jam, jam mirë dhe jam i qetë. Faleminderit të gjithëve për shqetësimin e tyre, por asgjë nuk ndodhi.”

Ai e mbylli videon me një puthje për ndjekësit e tij në Instagram , duke thënë: “Ju dua”. Aguero, i cili u desh të tërhiqej herët nga futbolli në dhjetor 2021 në moshën 33-vjeçare për shkak të një sëmundjeje në zemër, i mbijetoi një aksidenti automobilistik në Amsterdam në shtator 2017 ndërsa ishte ende me Man City.

Ai theu një brinjë kur një taksi ku ai ishte pasagjer, goditi një shtyllë. Ai kishte udhëtuar në Holandë në një ditë pushimi për të ndjekur një koncert të kantautorit kolumbian Maluma.

Raportet e asaj kohe thanë se ai i shpëtoi lëndimeve më të rënda në aksident, i cili ndodhi teksa po kthehej në aeroport pas koncertit për të marrë një fluturim për në Mançester, pasi e kishte vendosur rripin e sigurimit. Aguero rrëfeu në janar 2021 për një aksident të fshehtë me makinë ndërsa ishte ende në klubin e vjetër Atletico Madrid përpara se të bashkohej me Cityn në korrik 2011 në një marrëveshje me vlerë 35 milionë stërlina.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll