Sport

Carlo Ancelotti tregon se cilin... lojtar të vjetër i kujton Bellingham-i…

Carlo Ancelotti është shprehur, se loja e Jude Bellingham është e ngjashme me atë të Kaka.

1 Dhjetor 2023, 16:42 Nga DOSJA
Carlo Ancelotti tregon se cilin... lojtar të vjetër i kujton

SPANJE - Jude Bellingham ka arritur të tërheqë vëmendjen që në muajt e parë te Real Madridi. Mesfushori 20-vjeçar vesh fanelën më të rëndë në Evropë, si të kishte lindur dhe tashmë është protagonisti absolut i sezonit për ‘merengët’, gjë të cilën e konfirmoi pak ditë më parë me paraqitjen e tij fantastike ndaj Napolit në Champions League.

Emri i tij tashmë është në peshore me shumë legjenda të së shkuarës, por Carlo Ancelotti  mori një qëndrim të qartë dhe zbuloi se cilin lojtar “brilant” i kujton anglezi.

“Ju më pyesni nëse Jude është një lojtar i ngjashëm me Di Stefanon, Cruyff apo Zidane. Por personalisht edhe pse nuk dua t’i krahasoj, mendoj se ka shumë ngjashmëri me Kakën”,- tha Carletto në deklaratat e tij.

Ndoshta është galopi i tij me këmbë të lartë, ose aftësia e tij për të krijuar dhe për të shënuar. Carletto, megjithatë, me siguri... e di, pasi kishte pasur kënaqësinë t'i stërviste të dy. Me italianin në Milano me të vërtetë, Kaka ishte ndoshta versioni më i mirë i tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll