Sport

EURO 2024 / Shqipëria spektakolare, dy golat e kuqezinjve në podiumin e UEFA-s

Vendin e parë e ka zënë lojtari i Kazakistanit, Askhat Tagybergen, me golin e shënuar me një “volej” kundër Danimarkës. Më poshtë ju sjellim renditjen e 10 golave më të votuar nga fansat.

1 Dhjetor 2023, 17:01 Nga DOSJA
EURO 2024 / Shqipëria spektakolare, dy golat e kuqezinjve në podiumin

ZVICER - UEFA ka publikuar rezultatet pas votimit të fansave për golin më të bukur të kualifikueseve të “Euro 2024”. Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Jasir Asani dhe Kristjan Asllani, janë renditur në podium.

Sulmuesi anësor i Kombëtares sonë, Asani, është renditur i dyti me vota për golin e shënuar kundër Polonisë në “Air Albania”, ndërsa mesfushori Asllani i treti për “silurën” e realizuar në transfertë kundër Ishujve Faroe.

Vendin e parë e ka zënë lojtari i Kazakistanit, Askhat Tagybergen, me golin e shënuar me një “volej” kundër Danimarkës. Më poshtë ju sjellim renditjen e 10 golave më të votuar nga fansat:

Askhat Tagybergen / Kazakistan-Danimarkë
Jasir Asani / Shqipëri-Poloni
Kristjan Asllani / Ishujt Faroe-Shqipëri
Emin Makhmudov / Azerbajxhan-Suedi
Yunus Akgun / Turqi-Letoni
Zan Vipotnik / Kazakistan-Slloveni
Kylian Mbappe / Francë-Gjibraltar
Sandro Ëolfinger / Bosnje Hercegovine-Lihtenshtejn
Leandro-Trossard / Belgjikë-Estoni
Bukayo Saka / Angli-Maqedoni e Veriut

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll