Politike

Arrestohet 31-vjeçari në Shkodër, u arratis pasi përplasi pë vdekje të moshuarin

Policia ka sekuestruar automjetin në cilësinë e provës dhe ka dorëzuar materialin hetimor për procedim në gjykatë. 

30 Nëntor 2023, 20:38 Nga h.k
Arrestohet 31-vjeçari në Shkodër, u arratis pasi përplasi
Mjeti i aksidentit

SHKODËR-Polcia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme 31-vjeçarin që shkaktoi aksidentin, ku mbeti i vdekur i moshuari 68-vjeçari M.P para disa ditësh. I riu u largua nga aksidenti i ndodhur gjatë mesnatës dhe grupi hetimor ka arritur identifikimin dhe ndalimin e tij.

Policia ka sekuestruar automjetin në cilësinë e provës dhe ka dorëzuar materialin hetimor për procedim në gjykatë. 

NJOFTIMI I POLICISË

Identifikohet, kapet dhe arrestohet 31-vjeçari, i cili rreth mesnatës, përplasi me automjet, me pasojë vdekjen, një këmbësor 68 vjeç, dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Sekuestrohet automjeti tip “Peugeot” që drejtonte i arrestuari, kur ndodhi aksidenti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera me qëllim përcaktimin e autorësisë së një aksidenti në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, i cili ndodhi rreth mesnatës dhe pati si pasojë humbjen e jetës së shtetasit M. P., 68 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e qarkullimit rrugor, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit që përplasi shtetasin M. P. (këmbësor), shtetasit K. K., 31 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas, pas aksidentit, ishte larguar nga vendngjarja.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për rastin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, automjetin tip “Peugeot” me të cilin ndodhi aksidenti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

aksident ne shkoder

Sondazh

Poll