Aktualitet

E moshuara rrëzohet nga kati i dytë i banesës në Kashar, ndërron jetë në vend

Ngjarja ndodhi ditën e sotme rreth orës 09:40, në Kashar.

1 Dhjetor 2023, 12:16 Nga A.B
E moshuara rrëzohet nga kati i dytë i banesës në Kashar,
Policia

TIRANË- Një 82-vjeçare ka ndërruar jetë pasi u rrëzua nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj. Ngjarja ndodhi ditën e sotme rreth orës 09:40, në Kashar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 01.12.2023, rreth orës 09:40, në Kashar, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga kati i dytë në katin e parë të banesës së saj, shtetasja S. P., 82 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

vdes e moshuara ne kashar

Sondazh

Poll