Aktualitet

"Dua dënim maksimal"/ Nëna e 21-vjeçares greke kërkon ndëshkimin e shqiptarit: Nuk dua falje

27-vjeçari me origjinë shqiptare, i ndaluar përkohësisht në burgun e Nigritës, akuzohet për veprën penale të drejtimit të automjetit të rrezikshëm, me pasojë vdekjen e vajzës së re.

1 Dhjetor 2023, 11:29 Nga h.k
"Dua dënim maksimal"/ Nëna e 21-vjeçares greke
Ema, studentja greke

GREQI- Nëna e studentes 21-vjeçare Ema, që u nda në mënyrë tragjike nga jeta në 22 Nëntor të vitit të kaluar në Selanik ka kërkuar dënim maksimal për shqiptarin e akuzuar si shkaktar të aksidentit.

Procedura në Gjykatën e Apelit Penal të Selanikut do të vazhdojë me deklarimin e të pandehurit dhe akuzën e Prokurorit të Rrethit. 27-vjeçari me origjinë shqiptare, i ndaluar përkohësisht në burgun e Nigritës, akuzohet për veprën penale të drejtimit të automjetit të rrezikshëm, me pasojë vdekjen e vajzës së re.

Pres të dëgjoj faljen e tij, edhe pse besoj se e gjitha do të jetë një gënjeshtër, duke gjykuar nga ajo që ka pohuar deri më tani në dëshminë e dhënë."-ka thënë nëna e Emës për mediat greke. 

Pres dhe shpresoj për një ndëshkim vërtet shembullor. Sot u bë varrimi i Emmanuelës sime dhe nuk dëshiroj e nuk kërkoj asgjë më shumë se dënimin e të akuzuarit."- vijon Kampaki. 

Nga ana tjetër nëna ka shprehur akuza dhe për pasagjeren e makinës e cila ka mohuar rrethanat e ngjarjes. 

Ajo kishte më shumë se 24 orë për të shkuar te autoritetet dhe për të treguar se çfarë ndodhi dhe ajo nuk e bëri. Por ajo dëshmoi se kishte ndërmend të shkonte në polici dhe ishte arrestuar aksidentalisht pesë minuta më parë. Kjo vajzë pohoi se nuk e njihte të akuzuarin dhe se ishte hera e parë që hipte në këtë makinë. Por si u gjetën syzet e saj të diellit kur ajo hyri në orën 12 të natës? Ata shkuan te Sheikh Sou dhe hoqën targat nga makina. Ajo ka pasur gjithmonë në duar celularin, siç ka thënë në dëshminë e saj, por askujt nuk i ka kërkuar ndihmë, në momentin që ka dëshmuar se kishte frikë nga i akuzuari. Ajo gënjen sepse nëse thotë të vërtetën dhe duhet të akuzohet”- përfundon nëna e Emës.

Ema studentja greke 21-vjeçare mbeti e vdekur në vend si pasojë e përplasjes shkaktuar nga një aksident një vit më parë në Selanik. Drejtuesi i automjetit ishte një 27-vjeçar shqiptar i cili u largua menjëherë nga vendngjajra dhe e la studente të vdekur në rrugë. Në Selanik vijon gjyqi për dënimin e shqiptarit, ku familja pret dënimin e tij maksimal. 

shqiptari aksident ne greqi

Sondazh

Poll