Aktualitet

"Sherri ka nisur për pusetat"/ Flet i afërmi viktimës në Laknas: Policia ishte në dijeni për konfliktin

Sipas tij vrasja ka ndodhur për shkak të një sherri për kanalizimin e ujërave të zeza.

1 Dhjetor 2023, 11:13 Nga h.k
"Sherri ka nisur për pusetat"/ Flet i afërmi viktimës
I afermi i Shefqet Hases

KAMËZ- Një i afërm i Shefqet Hasës, viktimës që mbeti i vdekur si pasojë e konfliktit ditën e djeshme në Kamëz nga autori Maliq Marku ka dhënë detaje për ngjarjen. Sipas tij vrasja ka ndodhur për shkak të një sherri për kanalizimin e ujërave të zeza. I afërmi ka folur për TV KLAN, se autori nuk ka lejuar vendosjen e pusetës së përgjithshme që do të ndihmonte banorët për mos të pasur probleme gjatë shirave. Nga ana tjetër ai tregon se Policia e Kamzës ka qenë në dijeni për konfliktin bashkë me Bashkinë Kamëz, duke qenë se të konfliktuarit kanë shkuar disa herë në institucione për ankesë. 

I afërmi: Konflikti ka qenë vetëm për ujërat e zeza. Autori i masakrës nuk i ka lejuar pusetën. Ajo ka qenë një pusetë e përgjithshme. Ai pastaj e ka mbyllur pusetën. Pastaj këta i kanë bërë vetë si lagje 100 e sa metra. Më pas ka ardhur dhe i ka thënë se “unë do i fus prapë aty” se në tokën e vet nuk i ka lejuar dhe i ka bërë privatisht. Ka dashur sërish që të prishë rrugën, ndërkohë që ajo ishte e bërë me kanalizme dhe me të gjitha. Këta nuk i kanë lejuar. Konfliktin e dinë të gjithë bashkia. Dëgjova se thanë mbrëmë se nuk ka dijeni Shefi i Rajonit 5, ai ka qenë në dijeni.

Pyetje: Sa herë kanë shkuar në komisariat për këtë konflikt?

I afërmiMbi 3-4 herë kanë shkuar në polici për këtë konflikt dhe e kanë lënë atje autorin, por prapë e kanë lënë në heshtje. Autori nuk është bindur. Pastaj dje që ka ndodhur rasti më i rëndë, ka dalë dhe i ka vënë etiketa aty dhe ka thënë se “do ta çaj se nuk bën më”. Ai komshiu që është në spital sot që është plagosur, i ka thënë që “nuk bëhet llaf se të kemi lutur dhe nuk ke dashur”. Pastaj ka dalë me çunin e hallës tim dhe i ka thënë se këtu është problemi, i ka thënë “mos u merr me të fare edhe do të shkojmë ta denoncojmë në polici se 10 vjet ky muhabet”. Pastaj ka gjuatur, çuni i hallës time ka vrarë atë dhe pasi e ka plagosur e ka ndjekur mbrapa deri tek kjo shtëpia dhe aq ishte muhabeti.

vrasje ne laknas maliq marku shefqet hasa

Sondazh

Poll