Aktualitet

Drejtoreshës i morën 50 mijë € në emër të Vilma Nushit, në pranga 29-vjeçari (EMRI)

Në kërkim për këtë ngjarje është edhe Florian Gjergji, i njohur për mashtrime të këtij lloji.

1 Dhjetor 2023, 11:41 Nga A.B
Drejtoreshës i morën 50 mijë € në emër të
Momenti i arrestimit

TIRANË-Policia e Tiranës ka arrestuar Kristjan Lukajn, bashkëpunëtorin në tentativën për t’i marrë drejtoreshës së Vilma Nushit një shumë prej 50 mijë përmes mashtrimit. Forcat blu bëjnë të ditur se Lukaj ishte pjesë e grupit që tentuan të mashtronin drejtoreshën duke u hequr si një person tjetër. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 celular. Në kërkim për këtë ngjarje është edhe Florian Gjergji, i njohur për mashtrime të këtij lloji.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Repeat” është arrestuar 29-vjeçari me iniciale K.L. (banues në Shkodër), i cili ka bashkëpunuar me 3 persona të tjerë me qëllim për t’i marrë një shumë parash një personi përmes mashtrimit.

Konkretisht, policia njofton se dyshohet që i riu ka bashkëpunuar me të arrestuarit A. Gj. dhe R. B. dhe me personin në kërkim me iniciale F. L., për t’i marrë shumën 50 000 Euro, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

vilma nushi florian gjergji

Sondazh

Poll