Aktualitet

Grabitja e argjendarisë në Kamëz/ Policia sekuestron kamerat e sigurisë në Rinas dhe Fushë-Krujë

Uniformat kanë zbuluar se grabitësit lëviznin me një mjet BMW X6, ku dyshohet se kanë humbur gjurmët midis këtyre dy zonave.

1 Dhjetor 2023, 10:30 Nga h.k
Grabitja e argjendarisë në Kamëz/ Policia sekuestron kamerat e
Pamje e automjetit të përdorur për ngjarjen

KAMËZ- Policia e Kamzës vijon kontrollet e intensive në territor për kapjen e 4 grabitësve të argjendarisë në bulevardin "Nënë Tereza" disa ditë më parë. Sipas Ora News ditën e djeshme policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në disa pika në zonat e Fushë-Krujës dhe Rinasit.

Uniformat kanë zbuluar se grabitësit lëviznin me një mjet BMW X6, ku dyshohet se kanë humbur gjurmët midis këtyre dy zonave. Nga ana tjetër efektivët kanë ushtruar kontrolle në disa servise makinash që dyshohen se mund të kenë çmontuar mjetin për të humbur gjurmët.

Automjeti sipas informacioneve mbante targa të dubluara dhe sipas hetimeve të këtyre ditëve nuk rezulton ende asnjë gjurmë e automjetit që të ketë qarkulluar në këto zona. 

grabitja e argjendarisë në kamëz

Sondazh

Poll