Aktualitet

Tre vende vakante në SPAK, KLP vlerëson kandidatët në garë (EMRAT)

Sipas njoftimit prokurorët kandidatë do të intervistohen në datën 7 Dhjetor nga KLP dhe OPDAT, dy organe të cilat do të vlerësojnë konkurrentët. 

1 Dhjetor 2023, 10:53 Nga h.k
Tre vende vakante në SPAK, KLP vlerëson kandidatët në
SPAK

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar kandidaturat për garën e tre vendeve vakante në SPAK për fazën e intervistave, fazë e cila finalizon vlerësimin për përzgjedhjen e 3 prokurorëve nga 7 që kandidojnë. Pas shpalljes së vendeve vakante në 28 Shtator, KLP përmbylli fazën e aplikimit ku u rregjistruan 7 kandidatë: 

1- Albert Kuliçaj
2- Olsi Dado
3- Kreshnik Ajazi
4- Bledar Maksuti
5- Anita Jella
6- Ndini Tavani
7-Sonila Muhametaj

Sipas njoftimit prokurorët kandidatë do të intervistohen në datën 7 Dhjetor nga KLP dhe OPDAT, dy organe të cilat do të vlerësojnë konkurrentët. 

Intervistat e kandidatëve do të rregjistrohen me video dhe audio, ku do të zgjasin jo më shumë se 30 minuta. 

gara e prokuroreve ne spak

Sondazh

Poll