Sport

VIDEO / Ndërhyrje “kriminale” ndaj kundërshtarit, futbollisti hetohet për vepër penale!

Analisti i arbitrazhit Pavel Fernandez foli për një goditje kriminale, i cili publikoi edhe videon përkatëse në X.

1 Dhjetor 2023, 11:56 Nga DOSJA
VIDEO / Ndërhyrje “kriminale” ndaj kundërshtarit,

SPANJE - Tifozët po kërkojnë nga autoritetet spanjolle që të pezullojnë futbollistin amator Marc Marquez pasi ai goditi me qëllim dhe I mbylli karrierën një kundërshtari gjatë një ndeshjeje të kategorisë së 4-të në ligën katalanase. Goditja që arbitri i ndeshjes Fornels-Bescano nuk e ka vënë re është “kapur” nga një aparat në të cilin shihet Marquez duke e shkelmuar kundërshtarin në gju me taka. Shikoni videon:

Ndeshja e kategorisë së katërt në Katalunjë, Catalana Fornells dhe Bescanós, video më e diskutuar këtë fundjavë në provincën e Gironas, ky është aksioni kriminal ku u godit një futbollist i skuadrës mike.

Analisti i arbitrazhit Pavel Fernandez foli për një goditje kriminale, i cili publikoi edhe videon përkatëse në X.

Sipas informacioneve, federata e futbollit katalanase ka marrë kërkesa për të vendosur një pezullim të përjetshëm ndaj Márquez.

Në fakt, nuk përjashtohet që të ketë sanksione penale ndaj futbollistit amator për goditjen e kundërshtarit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll