Sport

Çmenduria e Lindjes së Mesme, portugezin e kalon me pagë vetëm Simeone dhe Guardiola!

Sigurisht, Arabia Saudite po kryeson në këtë, dhe tani Katari i është bashkuar si një konkurrent serioz.

1 Dhjetor 2023, 11:39 Nga DOSJA
Çmenduria e Lindjes së Mesme, portugezin e kalon me pagë

KATAR - Një fluks i madh parash ka një ndikim të madh edhe në sport, veçanërisht në futboll. Nga periudha e tranzicionit në një tjetër epokë tashmë, klubet janë në garë për të shpenzuar më shumë për përforcime dhe tani kanë vendosur të përdorin shuma të mëdha parash edhe për trajnerë.

Sigurisht, Arabia Saudite po kryeson në këtë, dhe tani Katari i është bashkuar si një konkurrent serioz.

Siç raportojnë mediat portugeze, trajneri i ri I klubit nga Katari Al Sadd do të jetë Abel Ferreira, i cili për shkak të parave që janë gati t'i paguajnë do të bëhet trajneri i tretë më i paguar në botë. Shifra është aq e madhe sa duke numëruar zero do t'ju merren mendt - 20,000,000 euro në sezon!

Përpara portugezit, sigurisht, nëse do ta pranojë ofertën, do të mbeten vetëm Diego Simeone dhe Pep Guardiola. Çolo te Atletico Madrid fiton 34,000,000 euro në sezon dhe Guardiola te City fiton 22,000,000 euro.

Portugezi aktualisht është trajner i Palmeiras-it, ndërsa më parë ka drejtuar Bragën dhe PAOK-un. Padyshim dikush me më pak përvojë në këtë listë të trajnerëve me pagesa të tilla, por njerëzit e pasur nga Lindja padyshim dalluan diçka në menaxhimin dhe taktikat e ekipit të tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll