Aktualitet

Pezullohen udhëtimet e linjës së trageteve Durrës-Bari, ndërpritet lundrimi për shkak të motit

Njoftimin e bëri të ditur kapiteneria e Portit të Durrësit duke u bazuar në kushtet meterologjike. 

1 Dhjetor 2023, 10:19 Nga h.k
Pezullohen udhëtimet e linjës së trageteve Durrës-Bari,
Foto ilustruese

DURRËS- Janë pezulluar ditën e sotme lundrimet e trageteve të linjës Durrës-Bari, për shkak të motit të keq. Dallgët që arrijnë në lartësinë 8 ballë dhe deri në 3.5 metra kanë bërë që të merret vendimi për pezullimin e lundrimit nga të dyja vendet. Njoftimin e bëri të ditur kapiteneria e Portit të Durrësit duke u bazuar në kushtet meterologjike. 

Nga ana tjetër kapiteneria bën me dije se është ndërprerë dhe lundrimi i anijeve tregtare dhe flotave të peshkimit, ku janë njoftuar ekuipazhet për marrë masa për shmangien e incidenteve.

Linja e vetme që do të jetë në lundrim është ajo drejt Ankonës. 

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll