Aktualitet

Aksion ndërkombëtar kundër trafikimit të armëve, sekuestrohet 1 ton drogë, 566 të arrestuar

Në këtë operacion u angazhuan në total 315 punonjës  të Policisë së Shtetit për kontrollin e 2648 subjekteve, 1525 shtetasve, 987 mjeteve, 40 pakove postare dhe 92 ambienteve

1 Dhjetor 2023, 09:50 Nga A.B
Aksion ndërkombëtar kundër trafikimit të armëve,
Momenti i aksionit

TIRANË- Në kuadër të operacionit të zhvilluar kundër trafikut të drogës të koordinuar nga drejtoria e Europol me Policine e Shtetit, ranë në pranga  566 shtetas nga 26 vende europiane dhe 28 persona u arrestuan në Shqipëri. Në këtë operacion u angazhuan në total 315 punonjës  të Policisë së Shtetit për kontrollin e 2648 subjekteve, 1525 shtetasve, 987 mjeteve, 40 pakove postare dhe 92 ambienteve.

Operacioni kishte në shenjestër rrjete të trafikimit të armëve të zjarrit, të lëndëve narkotike, të emigrantëve si dhe goditjen e rrjeteve kriminale me rrezikshmëri të lartë.

POSTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit pjesë e operacionit ndërkombëtar EMPACT JAD 2023, i cili u zhvillua njëjohësisht në 26 vende të Europës, me mbështetjen e Eruropol, Interpol, Eurojust, Frontex, Agjencisë Europiane të Rojës Kufitare dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese ndërkombëtare. Operacioni kishte në shenjestër rrjete të trafikimit të armëve të zjarrit, të lëndëve narkotike, të emigrantëve si dhe goditjen e rrjeteve kriminale me rrezikshmëri të lartë. Në Shqipëri operacioni u koordinua nga Drejtoria e Europol, duke angazhuar në total 315 punonjës  të Policisë së Shtetit për kontrollin e 2648 subjekteve, 1525 shtetasve, 987 mjeteve, 40 pakove postare dhe 92 ambienteve. Në vendin tonë u arrestuan 28 shtetas, u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, 81 kg lënde narkotike canabis dhe shumë doza kokainë.

Në total në 26 vendet europiane, gjatë këtij operacioni janë arrestuar 566 shtetas (218 për trafikimin e personave, 186 për trafikimin e drogës, 69 për trafikimin e armëve, 89 për krime të tjera); janë sekuestruar 310 armë zjarri, municion luftarak dhe rreth 1 ton drogë (626 kg kokainë, gati 300 kg cannabis, heroinë dhe lëndë të tjera narkotike.

europol

Sondazh

Poll