Aktualitet

I zunë pritë mes pallateve, ekzekutohet me armë zjarri 60-vjeçari shqiptar në Greqi

Shqiptari u qëllua me armë zjarri drejt në gjoks dhe kanë qenë dëshmitarët që kanë njoftuar autoritetet përkatëse.

30 Nëntor 2023, 21:45 Nga I.A
I zunë pritë mes pallateve, ekzekutohet me armë zjarri
Foto Ilustruese

GREQI- Një shqiptar në Greqi ka rënë pre e një atentati me armë zjarri. Protothema shkruan se një 60-vjeçar i shpallur në kërkim për përfshirje në bandat, drogë, trafik të paligjshëm cigaresh dhe falsifikim është qëlluar me 2 plumba. 

Sulmi ka ndodhur në Paleo Faliro rreth orës 21:00. Shqiptari u qëllua me armë zjarri drejt në gjoks dhe kanë qenë dëshmitarët që kanë njoftuar autoritetet përkatëse. Shqiptari është marrë me ambiulancë i gjallë dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Por aty nuk arriti dot që tu mbijetonte plagëve të marra. 

Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja 9 mm, ndërsa hetimet paraprake janë ndërmarrë nga policia lokale. Identiteti i shqiptarit të zënë pritë mbrëmjen e sotme ende nuk dihet, ndërkohë që policia greke po vijon kërkimet për autorët e ngjarjes.

vritet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll