Aktualitet

Laboratori i kokainës në Fier, SPAK mbyll hetimet, pritet të çojë dosjen për gjykim në GJKKO

Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal, ka dhënë indicie të forta për persona të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal, por mbeten të rezervuara për emra dhe role.

1 Dhjetor 2023, 09:48 Nga A.B
Laboratori i kokainës në Fier, SPAK mbyll hetimet, pritet të
Laboratori i kokaines

TIRANË- Prokuroria Kundër Kurrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për laboratorin e drogës më Frakull të Fierit.

Pritet që SPAK, ti drejtohet gjykatës me kërkesën e kalimit për gjykim të dosjes në ngarkim të ish kryekomunarit, Viktor Çervenaku, vëllait të tij Zenel Çervenaku djalit, Denilson Çervinaku dhe të fejuarës së këtij të fundit Enxhi Ferhati, si dhe shtetasve Nikolin Gjolena që dyshohet të jetë koka e grupit, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal, ka dhënë indicie të forta për persona të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal, por mbeten të rezervuara për emra dhe role.

Në oborrin e banesës së Viktor Cervanakut janë gjetur rreth 600 thasë me pleh kimik, ku pas ekspertizës rezulzoi se kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia. Droga u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh./Dosja.al

laboratori i kokaines ne fier fier

Sondazh

Poll