Aktualitet

Shefi i Kufirit në Korçë e kaloi drogën vetë, detaje nga arrestimi i Pashos nga AMP

Mësohet se Stilian Pasho hipi në makinën e Lorenco Likës vetë për të transportuar drogën në kufi. 

30 Nëntor 2023, 21:40 Nga I.A
Shefi i Kufirit në Korçë e kaloi drogën vetë,
Stilian Pasho

KORÇË- Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i Shefit të Kufirit në Korçë nga AMP-ja për përfshirje në trafikun e drogës. Mësohet se Stilian Pasho hipi në makinën e Lorenco Likës vetë për të transportuar drogën në kufi. 

Dyshohet se droga ishte futur në një bombol gazi dhe ndodhej në garazhin e makinës. Pasho hipi në makinën “Passat” dhe ka kaluar kufirin bashkë me të për tu siguruar që makina të mos kontrollohej. Sapo është siguruar për kalimin e drogës është kthyer sërish mbrapsht në kufirin shqiptar.

Efektivët e Kufirit kanë deklaruar se Pasho u bënte presion për të mos kontrolluar mjetin që transportonte drogë. Lika, i cili arriti të kalonte kufirin greko-shqiptar në Kapshticë me 26 kg kanabis, është arrestuar nga policia greke në Follorinë.

stilian pasho lorenco lika

Sondazh

Poll