"Deshi të më hidhte burri nga ballkoni"/ Qendra e grave të dhunuara lë foshnjat pa ushqim: I japin ujë me sheqer
Investigim ne Qendrat e grave te dhunuara TIRANË-Një skandal ka ndodhur me një qendër ku strehohen gratë e dhunuara, të cilat...
Përmes kamerës së fshehtë të emisionit tonë, provuam, se jo vetëm mjeku Mandro, por edhe një mjek tjetër toksikolog në Fier, lëshonin receta kundrejt ryshfetit.
FIER-Rreth dy javë më parë transmetuam një problem të mprehtë në Fier. Një ish-përdorues droge, që prej disa vitesh trajtohet me metadon, tregoi se mjeku toksikolog Endri Mandro, në Fier, nuk i jep metadonin që e ka detyrim t’ia japë një herë në javë. Sipas denoncuesit, meqë ky i fundit është ankuar nëpër institucione, doktori e ka marrë inat dhe ia ka ndaluar dhënien e medikamentit të domosdoshëm.
Përmes kamerës së fshehtë të emisionit tonë, provuam, se jo vetëm mjeku Mandro, por edhe një mjek tjetër toksikolog në Fier, lëshonin receta kundrejt ryshfetit. Denoncuesi tha se mjeku Mandro, sillet në mënyrë arrogante duke e kapur për fyti e duke e sharë e kërcënuar.
Për të marrë metadonin duhej një rekomandim nga mjeku Lulzim Banushaj, meqë i infiltruari ynë nuk ishte i regjistruar. Mjeku Banushaj i dha një recetë për një sasi tre ditore, në këmbim të 2000 lekëve, pa e vizituar fare. Pas transmetimit tonë, mjekët e implikuar, u lanë në arrest me burg.
Sot jemi kthyer në Fier, pasi pacientët ankohen se janë lënë pa metadon, e nuk flenë e as bëjnë dot jetë normale për shkak të dhimbjeve.
Qytetari 1: Jam shumë me dhimbje, nuk rri dot.
Gazetari: Ku i ndjenë dhimbjet?
Qytetari 1: I ndiej në kurriz, nuk më rrihet në një vend.
Gazetari: Dhe cili është shkaku që ke dhimbjet sot?
Qytetari 1: Ja për metadonin o vëlla, kam tre ditë pa fjetur gjumë fare.
Gazetari: Në këto momente që ne po bëjmë këtë regjistrim është ditë e martë, ju të Fierit, se ti je nga Fieri, duhet ta kishe ditën e hënë. Po përse nuk e ke marrë të hënën metadonin?
Qytetari 1: Po nuk na dhanë more vëlla, nuk ishte…
Gazetari: Ishte e mbyllur?
Qytetari 1: E.
Gazetari: Përpara se ne të bënim këtë intervistë, ti më the që u detyrove të konsumoje përsëri heroinë dje. Pse?
Qytetari 1: Po nga kjo pra, nga metadoni.
Qytetari 2: E kisha për ta marrë dje, por erdhëm, s’kishte njeri. S’ke as kujt t’i ankohesh, derisa ngecesh kot në shtëpi me dhimbje. Çfarë nuk të vete mendja, të hidhesh nga tarraca pa tallje. 9 orë po kaluan, e ke mendjen si ti shmangesh. Dy pika kanë mbetur metadon (tregon bidonin), këtë e kam shtyrë me zor.
Qytetari 3: Pa gjumë vëlla. Nuk e shikon ti, po vdes, po dridhem.
Gazetari: Po dridhesh?
Qytetari 3: Po dridhem./Marre nga Tv Klan
Investigim ne Qendrat e grave te dhunuara TIRANË-Një skandal ka ndodhur me një qendër ku strehohen gratë e dhunuara, të cilat...
Dritan Zagani TIRANË- Ështe mbajtur disa ditë më parë një dsikutim mbi trafikun e drogës në Evropë dhe bot&eum...
Foto ilustruese ANGLI- Një shqiptar ka hedhur në gjyq qeverinë britanike. Independent shkruan se atij iu mohua e drejta për të q&e...
AMP KORÇË- Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nxjerr detaje mbi arrestimin e Shefit të Kufirit në Drejtorinë e Pol...
GAZA- Lufta mes Izraelit dhe Hamasit i ka marrë jetën edhe një shqiptaro-palestinezi. Një ditë përpara nisjes së armëp...
Foto ilustruese DURRËS- Një polic është aksidentuar pasditen e sotme në Durrës gjatë ecjes në vizat e bardha. Ngjar...
Foto Ilustruese KORÇË- Shefi i Kufirit në Drejtorinë e Policisë së Korçës Stilian Pasho ësh...
Komisariati Shkoder SHKODËR- Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në një apartament në Shkodër. P...
Armet TIRANË- Europol ka përfunduar një operacion në 16 shtete të Evropës, përfshirë këtu Shqipërin&...
foto ilustruese SHBA- Ndikimi, fuqia për të bindur, për të mbrojtur ndryshimin dhe për të imagjinuar mënyra më t&eu...