Aktualitet

Grabitën me armë banesën në Dibër, arrestohet autori i tretë, si u kap nga policia

2 Nëntor 2019, 11:45 Nga DOSJA
Grabitën me armë banesën në Dibër, arrestohet autori i

TIRANË- Policia ka arrestuar edhe autorin e trete të grabitjes me armë të parave në një banesë në Dibër, që i shpëtoi policisë gjate aksionit “Shumbati “, ku u prangosen dy persona.

Sipas njoftimit të policisë , në pranga ra shtetasi me iniciale M.K, 25 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Ndërkohe që vijon të mbetet në kërkim edhe autori i katërt, i cili bashkë me këtë që sapo u arrestua ishte arratisur me gjithë shumën e parave të grabitura nga banesa në Dibër.

Njoftimi i policisë: 

Dibër

Kapet autori i tretë i vjedhjes me armë të një shume parash në fshatin Grykë Nokë / Dibër

Në vijim të punës së bërë nga Policia e Dibrës, për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Grykë Nokë, u bë e mundur kapja e njërit prej tyre.

Falë informacioneve të marra për vendndodhjen e dy autorëve të tjerë të shpallur në kërkim, koordinimit të veprimeve dhe shkëmbimit në kohë të informacionit mes Policisë së Dibrës dhe Komisariatin nr 5, Tiranë, u bë e mundur që në Bathore, nga shërbimet e policisë të Komisariatit nr 5 Tiranë, të kapej dhe arrestohej shtetasi M.K, 25 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Dibrës, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë(dy të arrestuar dhe një në kërkim), kanë vjedhur nën kërcënimin e armës një shumë parash në banesën e shtetasit I.H.

Vijon puna për kapjen e autorit të katërt për vjedhje me armë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet autori i trete diber vjedhje me arme arrestohet autori i trete diber vjedhje me arme

Sondazh

Poll