Aktualitet

Atentati ndaj Prokurorit/ Anëtari i KLP-së vizitë të beftë në spital Arjan Ndojës, zbulohet arsyeja

2 Nëntor 2019, 11:27 Nga DOSJA
Atentati ndaj Prokurorit/ Anëtari i KLP-së vizitë të

Durrës- Tartar Bazaj anëtarit i KLP-së ka vizituar ditën e sotme në spital Prokurorin Arjan Ndoja. Bazaj do të shqyrtojë nëse duket mbrojtje e përhershme fizike ndaj prokurorit. Ndoja tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka dalë nga reaminacioni.

Atentati ndodhi pasditen e djeshme teksa prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit. Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç dhe Aleksandër Laho, i cili ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”. Deri më tani në polici është shoqëruar Julian Meçe, anëtari i Bandës së Durrësit, mik me Lul Berishën dhe Plarent Dervishaj, kunati i i Lul Berishës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat prokurorit arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet atentat prokurorit arjan ndoja perplasje me arme zjarri ne shkozet

Sondazh

Poll