Aktualitet

Atentati në Shkozet/ Shoqërohet në Polici kunati i Lul Berishës, dyshime se Landi Muharremi porositi vrasjen e Plarent Dervi

2 Nëntor 2019, 10:46 Nga DOSJA
Atentati në Shkozet/ Shoqërohet në Polici kunati i Lul

DURRES- Dosja.al ka mësuar se bashkë me Julian Meçen, në Policinë e Durrësit është shoqëruar edhe kunati i kreut të bandës së Durrësit, Lul Berishës, Plaurent Dervishaj.

Ka qenë një alibi se ata ndodheshin në një lokal, ajo që i ka shpëtuar ata nga “kthetrat” e Policisë. Policia ka bërë kqyrjen e kamerave dhe të dy, Dervishaj dhe Meçe, shfaqen në një lokal në momentin e atentatit në Shkozet. Po të njëjtat burime sqaruan se Dervishaj është marrë në pyetje për këtë ngjarje dhe më pas është lënë i lirë.

Dervishaj bashkë me Meçen, shpëtuan për fat të mirë në një atentat tejet të rëndë në muajin qershor. Ende nuk dihet, pse policia ka shoqëruar Dervishajn, dhe nëse ai ka patur një konflikt të mëparshëm me prokurorin Arjan Ndoja, por ajo që deri më tani është një pistë hetimi, është ajo e hakmarrjes. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ka dyshime se atentati ndaj Ndojës, ka patur si shënjestër Aleksandër Lahon, ose siç njihet ndryshe “Landi Muharremin”, pasi dyshja Dervishaj-Meçe ka patur informacione se atentati i muajit qershor është porositur nga i “tmerrshmi i Sukthit”.

Atentati i 20-qershorit, si u trondit Durrësi nga 45 plumba me breshëri

Më 20 qershor 2019, një atentat tronditi Durrësin ku të plagosur mbetën Plarent Dervishaj dhe Julian Mecaj, të cilët u qëlluan me breshëri kallashnikovi teksa udhëtonin me një Range Rover.  Dy persona të armatosur me automatikë kallashnikovë dhe që në kokë mbanin kapele të bardhë dhe të zezë, kanë qëlluar me breshëri mbi 45 plumba, në drejtim të dy anëtarëve të bandës së Durrësit, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj.

Autorët që kanë qënë tre, dy qitësa dhe një shofer, i kanë zënë pritë makinës “Range Rover”, dhe pasi kanë dalë nga një automjet luksoz tip BMW seria 5, kanë qëlluar me breshëri automatiku.

Çfarë ndodhi dje në Shkozet, si u plagos prokurori Arjan Ndoja, miku kriminel dhe shoferi ish-polic

Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit pasditen e djeshme në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë. Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba. Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit.

 (F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat prokurorit arjan ndoja julian mece lul berisha perplasje me arme zjarri ne shkozet plaurent dervishaj atentat prokurorit arjan ndoja julian mece lul berisha perplasje me arme zjarri ne shkozet plaurent dervishaj

Sondazh

Poll