Aktualitet

Polici në Durrës aksidentohet në vizat e bardha, ngjarja ndodhi përpara komisariatit të Durrësit

Efektivi i policisë ka qenë duke kaluar rrugën kur pas disa sekondash një automjet me shpejtësi e ka përplasur.

30 Nëntor 2023, 18:54 Nga h.k
Polici në Durrës aksidentohet në vizat e bardha, ngjarja ndodhi
Foto ilustruese

DURRËS- Një polic është aksidentuar pasditen e sotme në Durrës gjatë ecjes në vizat e bardha. Ngjarja është shënuar përpa godinës së komisiariatit të Durrësit. Efektivi i policisë ka qenë duke kaluar rrugën kur pas disa sekondash një automjet me shpejtësi e ka përplasur.

Identiteti i tyre ende nuk është bërë i ditur, por sipas raportimeve nuk ka asnjë të lënduar. Në vendngjarje ka mbritur policia dhe ka nisur veprimet për procedime të mëtejshme. 

NJOFTIMI I POLICISË

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. F., ka përplasur shtetasin M. A. punonjës policie në Komisariatin e Policisë Durrës, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për këmbësorët.

Punonjësi i Policisë, shtetasi M. A. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërkaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

perplaset polici ne durres

Sondazh

Poll