Aktualitet

38 vjeçari nga Letonia gjendet i pajetë në apartamentin e shokut në Shkodër

Trupi është gjetur fillimisht nga shoku i tij dhe më pas ka ardhur policia menjëherë në vendngjarje.

30 Nëntor 2023, 17:58 Nga h.k
38 vjeçari nga Letonia gjendet i pajetë në apartamentin e
Komisariati Shkoder

SHKODËR- Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në një apartament në Shkodër. Personi i vdekur ishte nga Letonia dhe kishte ardhur të jetonte në shtëpinë 52-vjeçarit nga Shkodra E.T që njihet dhe si shok i tij.

Trupi është gjetur fillimisht nga shoku i tij dhe më pas ka ardhur policia menjëherë në vendngjarje. Uniformat e policisë kanë nisur hetimin për veprime të mëtejshme në lidhje me ngjarjen. 

NJOFTIMI I POLICISË

"Pasditen e sotme, shtetasi E. T., 52 vjeç, rezident në Mbretërinë e Bashkuar, ka njoftuar sallën operative të Policisë së Shkodrës, se në banesën e tij, në lagjen “Gjuhadol”, ka gjetur të pajetë shokun e tij, shtetasin letonez L. Z., 38 vjeç , rezident në Mbretërinë e Bashkuar. Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se 38-vjeçari i ardhur në Shqipëri, për qëllime turistike, e ka humbur jetën për shkaqe natyrore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 38-vjeçarit.".

vrasje ne shkoder

Sondazh

Poll