Sport

Ranieri: "Leicesteri? Ishte diçka tjetër… Girona është galaktika e Manchester Cityt"

Trajneri aktual i Cagliarit në Seria A, mohon ngjashmëritë mes dy skuadrave.

30 Nëntor 2023, 11:26 Nga DOSJA
Ranieri: "Leicesteri? Ishte diçka tjetër… Girona

ITALI - Trajneri që fitoi Premier League me Leicester në 2016 refuzoi të krahasonte ish-skuadrën e tij me Girona aktuale, e cila po kalon një sezon të mrekullueshëm deri më tani në La Liga.

Sezoni i Gironas, deri më tani këtë vit në La Liga, ka qenë mbresëlënës. Ata ishin në krye të tabelës së ligës për disa javë dhe tani janë bashkë-kryesues me Real Madridin, ndaj dhe ecuria e tyre shpesh krahasohet me atë të Leicesterit, i cili fitoi Premier League në 2016.

Atë vit, skuadra angleze befasoi botën e futbollit, duke u përballur ballë për ballë ndaj “gjigantëve” të ligës angleze, ashtu siç po bën tani Girona.

Prandaj Claudio Ranieri donte të komentonte krahasimin e përsëritur mes dy skuadrave.  Trajneri aktual i Cagliarit në Seria A, megjithatë mohon ngjashmëritë mes dy skuadrave.  

“Është një histori krejtësisht tjetër. Uroj që ata ta fitojnë ligën, por Girona është një galaktikë e Manchester Cityt. Kjo bën një ndryshim të vogël”,- është shprehur ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll