Sport

Ylli i Chelseat kujton mbërritjen në Angli: “Kam qarë për 10 ditë, doja të ikja në shtëpi”

Moisés Caicedo u mbyll në një hotel për 10 ditë, për shkak të pandemisë dhe donte të kthehej në shtëpi

30 Nëntor 2023, 11:00 Nga DOSJA

Ylli i Chelseat kujton mbërritjen në Angli: “Kam qarë

ANGLI - Moisés Caicedo është një nga mesfushorët më premtues në Premier League, por jo gjithçka ishte rozë me përshtatjen e futbollistit ekuadorian të Chelsea në Angli. 

Në një intervistë për uebsajtin e “Bluve”, lojtari 22-vjeçar kujtoi vështirësitë që kaloi kur zbarkoi i vetëm në ishull për të luajtur me Brighton, në janar 2021, në mes të pandemisë.

"Ishte shumë e vështirë sepse erdha vetëm, pa familjen time. Nuk dija të flisja anglisht, zona kohore ishte ndryshe, ushqimi ishte ndryshe... Moti ishte ndryshe! Ishte vërtet e ndërlikuar",- kujton mesfushori, që “blutë” e punësuan verën e fundit nga Brigton për 116 milionë euro.

“Kam mbërritur këtu, kur Covid-i po ‘shpërthente’ dhe para se të dilja jashtë, më duhej të kaloja 10 ditë të mbyllura. Nuk i takova shokët e skuadrës. Qaja çdo ditë në hotel. Telefonova nënën dhe babain tim dhe u thashë se doja të kthehesha në Ekuador, sepse gjithçka ishte shumë ndryshe dhe nuk doja të isha këtu”,- ka vazhduar lojtari.

Por prindërit edhe nga distanca arritën t’i qetësonin gjërat. "Ata thanë: 'bir, duhet të jesh i fortë. Është ëndrra jote, ti u lute për këtë. Qëndro i fortë, vazhdo të lutesh sepse Zoti është gjithçka në jetën tënde'. Fillova ta bëj këtë. Çdo ditë lutesha dhe fillova të ndihem më mire. Tani në Chelsea më pëlqen çdo ndeshje, është fantastike të jesh këtu dhe të jesh pjesë e këtij klubi të madh”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll