Sport

“Llogaritë” e Champions League, kur ka mbetur edhe një ndeshje...

Bayern, Arsenal, PSV, Real Madrid, Real Sociedad, Inter, Atlético, Lazio, Dortmund, Manchester City, Leipzig dhe Barcelona tashmë janë kualifikuar në raundin e 16-të.

30 Nëntor 2023, 10:30 Nga DOSJA

“Llogaritë” e Champions League, kur ka mbetur edhe një

SPANJE - Katër vende kanë mbetur për të përfunduar fazën e 16-të të Champions League, shorti i së cilës do të hidhet të hënën më 18 dhjetor. Copenhagen, Galatasaray dhe Man.United (grupi A) janë në garë për këtë vend gjithashtu edhe Napoli e Braga  (grupi C); PSG, Newcastle dhe Milan (grupi F); Porto dhe Shakhtar (grupi H).

Grupi A - Kushdo që del fitimtar nga dueli mes Copenhagës dhe Galatasarayt do të shoqërojë Bayernin në fazën e 16-të, si i dyti në grup. Manchester United duhet të mposhtë Bayernin dhe që dueli mes danezëve dhe turqve të përfundojë në barazim, që “Djajtë e Kuq” të vazhdojnë në Champions League.

Grupi B - Sevilla do të luajë në Evropa League nëse mposht Lensin si mysafir. Arsenali dhe PSV kalojnë në raundin e 16-të, respektivisht si i pari dhe i dyti.

Grupi C - Braga ka një opsion për t'u kualifikuar: të fitojë me dy gola diferencë në vizitën e saj në Napoli. Një fitore portugeze me një gol diferencë i fut italianët në fazën eliminatore.  Unión Berlin ende mund të hyjë në Europa League, nëse mposht Real Madridin dhe portugezët humbasin në Napoli.

Grupi D - Real Sociedad ka nevojë për një barazim në “San Siro” për të qenë i pari në grup. Benfica mund të hyjë në Europa League, nëse fiton me tre gola në vizitën e saj në Salzburg.

Grupi E - Ditën e fundit, Atlético dhe Lazio do të luajnë për vendin e parë në “Metropolitano”.  Skuadra e Simeones meriton një barazim. Feyenoord do të luajë në fazën e 32-të të Evropa league.

Grupi F - Dortmundi tashmë e ka siguruar një vend në 1/8-të. Secila nga tre skuadrat e mbetura mund ta shoqërojë atë: PSG, Newcastle dhe Milan. Do të jenë francezët nëse fitojnë në Gjermani dhe gjithashtu si të parët në grup. Newcastle ka nevojë që PSG të barazojë, ose të humbasë në Dortmund. Nëse kjo ndodh, do të jenë anglezët ata që do të arrijnë në vendin e dytë nëse mposhtin italianët. Kuqezinjtë duhet të fitojnë dhe që PSG të humbasë në Westfallen.

Grupi G - Gjithçka e vendosur. Manchester City është i pari në grup me pikë të plota dhe shoqërohet nga Leipzig. Young Boys udhëton për në Europa League.

Grupi H - Barcelona do të jetë e para në grup, nëse barazon kundër Antwerp-it dhe madje edhe humbja e saj mund të ia vlejë, nëse Shakhtar nuk kompenson shtatë gola diferencë që “Blaugranas” kanë në favor të tyre. Portos i duhet një barazim në “Dragao” për të siguruar vendin e dytë në grup.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll