Aktualitet

Humbi jetën tragjikisht në aksident, përcillet për në banesën e fundit vajza e ish-ministrit Vangjel Tavo (FOTOT)

Eva Tavo, vetëm 24 vjeç, humbi jetën tragjikisht më 28 nëntor në një aksident automobilistik në Maqedoninë  e Veriut.

30 Nëntor 2023, 12:12 Nga A.B
Humbi jetën tragjikisht në aksident, përcillet për në
Eva dhe Vangjel Tavo

GJIROKASTËR- Ditën e sotme, në Jorgucat të Gjirokastrës është përcjellë në banesën e fundit, vajza e ish-nënkryetarit të Kuvendit dhe ish-deputetit, Vangjel Tavo.

Eva Tavo, vetëm 24 vjeç, humbi jetën tragjikisht më 28 nëntor në një aksident automobilistik në Maqedoninë  e Veriut. E reja ishte pasagjerë në një automjet tip ‘Audi’ që po udhëtonte nga Tetova drejt Shkupit.

Humbi jetën tragjikisht në aksident, përcillet për në

Mjeti me targa shqiptare, drejtohej nga 40-vjeçari me inicialet V.M., doli nga autostrada “Nënë Tereza”, në fshatin Laskarci, në orën 14:00, dhe u përmbys.

Për pasojë vajza e Tavos humbi jetën në vend, ndërsa shoferi është dëmtuar rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën./Dosja.al

Humbi jetën tragjikisht në aksident, përcillet për në

vangjel tavo

Sondazh

Poll