Aktualitet

Moti i keq/ Shembet dheu në rrugën Klos-Qafë Buall, rrezikohen disa banesa, banorët apel për ndërhyrje

Si pasojë e shembjes së dheut, qarkullimi i mjeteve në këtë segment rrugor u bllokua për disa orë.

30 Nëntor 2023, 10:22 Nga r.ll
Moti i keq/ Shembet dheu në rrugën Klos-Qafë Buall, rrezikohen
foto e dheut te shembur

KLOS- Gjatë ditëve të fundit reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në disa qytetet të vendit. 

Në fshatin Kloskatund, një masiv i madh dheu mbuloi rrugën nacionale Klos-Qafë Buall, ku si pasojë qarkullimi i mjeteve në këtë segment rrugor u bllokua për disa orë.

Rrëshqitja e dherave vijon t’i afrohet edhe disa banesave, ku banorët e zonës aty pranë apelojnë për ndihmë që të ndërhyhet sa më shpejt pasi rrëshqitja mund të vijojë dhe t’ju rrezikojë shembjen e shtëpive.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll