Aktualitet

Qarkullonin me armë zjarri në mjet, arrestohet drejtuesi dhe pasagjeri në Vlorë (EMRAT)

Jurges Gurthi dhe Egent Alku, përkatësisht 27 dhe 45 vjeç, janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi janë kapur duke udhëtuar me armë në makinë.

30 Nëntor 2023, 09:19 Nga A.B
Qarkullonin me armë zjarri në mjet, arrestohet drejtuesi dhe pasagjeri
Arma

VLORË- Dy persona janë arrestuar sot në Vlorë, pasi u kapën ndërsa lëviznin me armë zjarri dhe municion luftarak në makinë.

Jurges Gurthi dhe Egent Alku, përkatësisht 27 dhe 45 vjeç, janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi janë kapur duke udhëtuar me armë në makinë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas po lëviznin të armatosur, në automjet, në rrugën “Murat Tërbaçi”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 3”, për kapjen e tyre.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Jurgen Gurthi dhe pasagjer shtetasin Egent Alku., ku gjatë kontrollit gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestuan në flagrancë shtetasit Jurgen Gurthi 27 vjeç dhe Egent Alku, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me automjetin dhe 2 celularë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

jurges gurthi egent alku

Sondazh

Poll