Aktualitet

Zbulohet se kush është trafikanti 'DP' në Sky ECC me pseudonimin "Pika"

Ergys Dashi njihej nga autoritetet italiane si organizator i një grupi kriminal në Itali gjatë viteve 2014-2017.

30 Nëntor 2023, 10:33 Nga A.B
Zbulohet se kush është trafikanti 'DP' në Sky ECC me
Ergys Dashi

TIRANË-Komunikimet e bëra në aplikacionin e koduar Sky ECC të zbërthyera nga autoritetet franceze dhe që i janë SPAK, u zbulua një grup kriminal i trafikut të drogës që u finalizua disa javë më parë me arrestimin e disa personave dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim, grup që drejtohej nga Ervin Mata.

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, që posedon dosjen e plotë, ka publikuar komunikimet mes Ismail Zenelit me nofkën “Daja-Dajloki-Transporter”, Eralbi Breçanit me nofkën “Boli-Toni”, shtetasit Besmir Murtati me nofkën “Kukësi” dhe përdoruesit me iniciale D.P. me nofkën “Elb-Elb Nissan”.

Ky i fundit është Ergys Dashi 34 vjeç, që njihej me pseudonimin “Pika”. Ergys Dashi njihej nga autoritetet italiane si organizator i një grupi kriminal në Itali gjatë viteve 2014-2017.

Më 22 Janar 2022, Ergys Dashi mbeti i vrarë në Ekuador në një atentat mafioz./Tvklan

ergys dashi

Sondazh

Poll