Aktualitet

Nga kanosja te shkelja e rregullave të mbrotjes në punë, vihen në pranga 4 persona në Tiranë

Një tjetër është arrestuar, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi". Gjithashtu një 24-vjeçar i cili ishte në kërkim, pasi ishte dënuar me 4 muaj e 15 ditë burgim, për "Vjedhje" është vënë në pranga.

30 Nëntor 2023, 12:07 Nga r.ll
Nga kanosja te shkelja e rregullave të mbrotjes në punë, vihen
foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Një 35-vjeçar, elektricist gjatë kryerjes së punës së tij, i ka kërkuar ndihmë shtetasit një 34-vjeçari, i cili në momentin që i ka dhënë ndihmë 35-vjeçarit, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. 34-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Një tjetër është arrestuar, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi". Gjithashtu një 24-vjeçar i cili ishte në kërkim, pasi ishte dënuar me 4 muaj e 15 ditë burgim, për "Vjedhje" është vënë në pranga. Ndërkohë një 43-vjeçar është arrestuar, pasi ishte dënuar me dy muaj burgim, për veprën penale “Kanosja”.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin V. H., 35 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë elektricist, pasi në fshatin Kus, gjatë kryerjes së punës së tij, i ka kërkuar ndihmë shtetasit E. A., 34 vjeç, i cili në momentin që i ka dhënë ndihmë 35-vjeçarit, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. 34-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. R., banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kapën shtetasin në kërkim L. U., 24 vjeç, banues në Kamëz, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin F. Z., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me dy muaj burgim, për veprën penale “Kanosja”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll