Sport

Milani me një këmbë jashtë Championsit, e mund Dortmundi 1-3 në “San Siro”!... (video)

Atletico Madrid fitoi me shifrat 1-3 në transfertë ndaj Feyenoord. Spanjollët garantojnë kualifikimin teksa renditen të parët me 11 pikë në Grupin E, edhe pse kreun e grupit do ta diskutojnë me Lazion.

28 Nëntor 2023, 23:04 Nga DOSJA
Milani me një këmbë jashtë Championsit, e mund Dortmundi 1-3

ITALI - Milani humbi 1-3 në shtëpi nga Borussia Dortmund në ndeshjen e pestë të Ligës së Kampionëve. Në San Siro mbrëmja e keqe e kuqezinjve filloi që në minutën e 6-të me penalltinë e humbur nga Giroud, e cila u pasua menjëherë nga ajo e shënuar nga Reus. 

Reagimi i Milanit çoi në barazimin e Chukwueze në minutën e 37-të, por në pjesën e dytë pas një tjetër dëmtimi të sezonit - këtë herë me Thiaw - Dortmundi shënoi me dy gola në dhjetë minuta.

Fillimisht me Bynoe-Gittens dhe më pas me Adeyemi. Kuqezinjtë e Piolit kanë nevojë për një mrekulli në turin e fundit për të shpresuar në 1/16, ndërkohë që Borussia tashmë është kualifikuar.

Pjesë e këtij grupi është edhe PSG me Newcastle që në sfidën e tyre barazuan 1-1. Francezët e shmangën humbjen vetëm në fund falë një penalltie të Mbappe dhe me pikën e marrë ngjiten në vend të dytë me shtatë pikë teksa do të luajnë ndeshjen e fundit në transfertë me Dortmundin e kualifikuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll