Sport

Mësohet "aksidenti" i Al-Khelaifit, presidenti i PSG-së kishte këputur ligamentet e gjurit, duke luajtur… padel me Verrattin

Nasser Al-Khelaifi duhej t'i nënshtrohej një operacioni. Tani ai është riaftësuar

28 Nëntor 2023, 19:57 Nga DOSJA

Mësohet "aksidenti" i Al-Khelaifit, presidenti i PSG-së

FRANCE - Nasser Al-Khelaifi, presidenti i Paris Saint-Germain, rikthehet këtë të martë në “Parc des Princes”, për të mirëpritur Newcastle, për xhiron e pestë të fazës së grupeve të Champions League, pas rreth një muaji mungesë.

Lajmi bëhet i ditur nga “RMC Sport”, i cili thotë se Nasser Al-Khelaifi është dashur t'i nënshtrohet një operacioni në gju, pasi pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar teksa luante padel me Verrattin, në Doha, më 7 tetor.

Duhet theksuar se mesfushori italian u largua nga Paris Saint-Germain në verë për t'iu bashkuar Al Arabit, nga Katari.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll