Sport

Murat Yakin u konfirmua si trajner i Zvicrës deri në fund të “Euro 2024”...

“Ne ruajmë të gjithë besimin te trajneri, i cili do të ketë mbështetjen tonë të plotë për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Gjermanisë”,- thuhet në njoftimin e Federatës së Zvicrës.

28 Nëntor 2023, 19:29 Nga DOSJA

Murat Yakin u konfirmua si trajner i Zvicrës deri në fund të

ZVICER - Rezultatet e dobëta në kualifikimet për “Euro 2024” ngritën dyshime, por Murat Yakin do të vazhdojë si trajner i Zvicrës dhe do të udhëheqë helvetët në fazën finale të turneut në Gjermani, në verën e vitit të ardhshëm. 

Besimin te ish-lojtari, e ka përforcuar këtë të martë edhe Federata Zvicerane. Murat Yakin, 49 vjeç, në detyrën e trajnerit që prej gushtit 2021, arriti të kualifikohej në garë, duke u renditur në vendin e 2-të në grupin “I”, duke garuar deri në fund për vendin me Izraelin. 

“Pavarësisht katër barazimeve dhe një humbjeje në fazën kualifikuese, ne ruajmë të gjithë besimin te trajneri, i cili do të ketë mbështetjen tonë të plotë për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Gjermanisë”,- thuhet në njoftimin e Federatës së Zvicrës.

Përveç “Euro 2024”, trajneri Murat Yakini e kualifikoi Zvicrën për Kupën e Botës në Katar, ku në çerekfinale u eliminua nga Portugalia (1-6) dhe arriti të qëndrojë në divizionin A të Ligës së Kombeve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll