Sport

Kristjan Asllani nga minuta e parë në Champions ndaj Benficas!

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Kristjan Asllani pritet ta nisë këtë takim nga minuta e parë, me Simonen që do e lërë Calhanoglun të pushojë.

28 Nëntor 2023, 18:20 Nga DOSJA
Kristjan Asllani nga minuta e parë në Champions ndaj Benficas!

ITALI - Pasi siguroi kualifikimin për në fazën tjetër të Champions League, dy ndeshjet e mbetura për skuadrën e Inter-it tashmë janë më tepër formale dhe për tu lujtur.

Ndërsa jemi në prag të sfidës në transfertë ndaj Benficas, trajneri i “zikaltërve” të Milanos, Simone Inzaghi po projekton disa ndryshime në formacionin titullar.

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Kristjan Asllani pritet ta nisë këtë takim nga minuta e parë, me Simonen që do e lërë Calhanoglun të pushojë.

Formacioni i mundshëm i Inter-it pritet të jetë: Audero (debutim), Bisseck, Acerbi, Bastoni, Darmian, Carlos Augusto, Asllani, Frattesi, Arnautovic, Lautaro, Alexis Sanchez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll