Sport

Bayern Munich e nis nga porta, rinovon me të dy portierët deri në vitin 2025!...

Klubi gjerman rinovoi me “gardianët”, të cilëve u përfundoi kontrata në fund të sezonit

28 Nëntor 2023, 19:41 Nga DOSJA

Bayern Munich e nis nga porta, rinovon me të dy portierët deri në

GJERMANI - Këtë të martë, Bayern Munich njoftoi rinovimin e kontratave me Manuel Neuer dhe Sven Ulreich.

Portierët gjermanë shohin rinovimin e kontratave deri në vitin 2025, pasi të dyve u përfundonin marrëveshjet në fund të këtij sezoni.

I formuar në Schalke 04, Manuel Neuer u rikthye nga dëmtimi, pasi mungoi për 10 muaj. Këtë sezon, portieri mbi 13-vjeçar i Bayern Munichut ka luajtur vetëm 6 ndeshje.

Sven Ulreich, 35 vjeç, ka qenë i preferuari që nga dëmtimi i bashkëkombësit Neuer dhe ka luajtur 12 ndeshje këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll