Aktualitet

Kapen mbi 26 kg kanabis në Kapshticë, arrestohen dy shqiptarët që trafikuan drogën

Mjeti i transportit u gjet në Follorinë dhe brenda tij shoferi dhe pasagjeri, shqiptarë të moshës 32 dhe 37 vjeç.

28 Nëntor 2023, 19:18 Nga r.ll
Kapen mbi 26 kg kanabis në Kapshticë, arrestohen dy shqiptarët
foto e droges

KAPSHTICË- Mbi 26 kilogramë lëndë narkotike kanabis janë sekuestruar pranë kufirit greko-shqiptar, në Kapshticë. Operacioni i zhvilluar nga policia kufitare greke nisi me kontrollin në një banesë në pronësi të një shtetasi grek, aty ku u gjetën 27 pako me kanabis me peshë totale 26.2 kilogramë.

Nga hetimet rezulton se këtë sasi droge e kanë futur në Greqi dy shtetas shqiptarë ditën e djeshme në orët e para përmes një automjeti dhe më pas e kanë çuar në banesën e grekut 36-vjeçar.

Mjeti i transportit u gjet në Follorinë dhe brenda tij shoferi dhe pasagjeri, shqiptarë të moshës 32 dhe 37 vjeç. Brenda në mjet kishte vende të improvizuara për transportin e drogës.

droge ne kapshtice

Sondazh

Poll