Aktualitet

Shembet një masiv gurësh në aksin Fushë Arrëz-Mirditë, ARRSH apel shoferëve për kujdes

Shembja e gurëve  raportohet se ka ndodhur në vendin e njohur si shkalla e Rrasit.

28 Nëntor 2023, 15:31 Nga r.ll
Shembet një masiv gurësh në aksin Fushë
foto ilustruese

MIRDITË-  Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut dhe dëborë kanë përfshirë gati të gjithë vendin. Situatë e vështirë dhe problematike është rregjistruar në akset kryesore në Veri.

Një shembje e masive gurësh ka ndodhur në segmentin Fushë Arrëz-Mirditë mesditën e sotme. Shembja e gurëve  raportohet se ka ndodhur në vendin e njohur si shkalla e Rrasit.

Kontraktorët kane hapur njërin sens të rrugës, por shembjet vijojnë sërish. ARRSH i bën apel për drejtuesit të mjeteve të këtij aksi rrugor që të bëjnë kujdes.

 

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll