Aktualitet

VIDEO- Dita e Flamurit, artistët e TKOB surprizojnë publikun në Rinas

Artistet janë vendosur në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas dhe kanë performuar për publikun që ndodhej aty, ata që vinin dhe largoheshin nga vendi.

28 Nëntor 2023, 14:41 Nga A.B
VIDEO- Dita e Flamurit, artistët e TKOB surprizojnë publikun në
Koncerti

TIRANË- Me një koncert të vërtetë janë përballur qytetarët në Rinas. Artistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit i kanë surprizuar me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ata janë vendosur në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas dhe kanë performuar për publikun që ndodhej aty, ata që vinin dhe largoheshin nga vendi.

Videon nga eventi i organizuar prej tyre e shpërndau edhe kryeministri Edi Rama, ku tha se kjo është një surprizë e veçantë në 70 vjetorin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

"Surpriza krejt e veçantë e Ditës së Flamurit nga Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor"- shkruan Rama.

 

festa e flamurit

Sondazh

Poll