Aktualitet

VIDEO- Pamje mbresëlënëse, flamuri shqiptar valëvitet në urën e Bushtricës për festën e Ditës së Pavarësisë

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor, flamuri shqiptar valëvitet poshtë urës duke tërhequr edhe vëmendjen e personave që po kalonin poshtë urës.

28 Nëntor 2023, 16:51 Nga r.ll
VIDEO- Pamje mbresëlënëse, flamuri shqiptar valëvitet
pamje nga ura e bushtrices

ELBASAN- Me rastin e festës së 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, pamje mahnitëse vijnë nga Ura e Bushtricës në Elbasan, ku është valëvitur deri në 50 metra lartësi flamuri shqiptar.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor, flamuri shqiptar valëvitet poshtë urës duke tërhequr edhe vëmendjen e personave që po kalonin poshtë urës.


Sot Shqipëria dhe populli shqiptar brenda dhe jashtë kufijve festojnë 111-vjetorin e Ditës së Pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

 

 

festa e flamurit 28 nentor 2023 ura e bushtrices

Sondazh

Poll